Mbërrin në SPAK vendimi për heqjen e mandatit/ Kur do arrestohet Arben Ahmetaj?

uvendi votoi sot me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish zv. kryeministrit, pas kërkesës së SPAK.

Ky vendim ka mbërritur tashmë në Prokurorinë e Posaçme, dhe pritet vetëm që pritet që të botohet në Fletoren Zyrtare. Më pas SPAK do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt, i cili nuk ndodhet në Shqipëri. ku pritet të lëshohet dhe urdhër-arresti.

120 deputetë ishin prezent gjatë votimit, pasi 22 prej tyre mungonin, ndërsa tre deputetët në abstenuan ishin Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Ky ishte hapi i fundit që i takonte Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk dihet nëse Ahmetaj do i dorëzohet vetë drejtësisë, teksa më herët në një reagim, avokati i tij tha se ai ndodhet jashtë vendit dhe do kthehet vetëm kur të ketë lirinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT