“Një ministër i Albinit ka thënë se veç nëse vriten nja 20 shqiptarë, më kthehet humori”

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka reaguar pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shkruar se dhuna nga veriu erdhi në Kuvendin e Kosovës.

Haziri ka bërë edhe një pretendim të çuditshëm.

Sipas tij, një ministër “paska thënë” se veç nëse vriten 20 shqiptarë, më kthehet humori.

“Deri këtu e sollën Republikën: përmes dhunës nga Veriu e në Kuvend!

Kështu i kemi punët e raportet me partnerët, si sot në Qeveri e Kuvend. Ka edhe më keq. Shpresoj të mos ndodhë…

Një ministër paska pas thënë se veç nëse nja 20 shqiptarë vriten, më kthehet disponimi(humori)!

Në një vend e në një kohë, për këtë, jo që kishte ikur Qeveria, por…” – shkroi Haziri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT