“Po bëhen gati 2 ministra për burg”/ Deputeti plas ‘BOMBËN’: Rama ka ca kohë që kërcënon me zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh dhe deputet Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit, sot në seancën e fundit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë ai paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen e inceneratorëve.
“Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti.”- tha Bardhi.