Policia ‘pastron’ plazhin publik nga çadrat private në disa vende në Jug! Çmonton shezlonget

Tre persona janë vënë nën hetim nga Policia Himarë, pasi zaptuan hapësirat publike në plazh duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.
Njoftimi i policisë:
Operacioini ka nisur nga Dhërmiu dhe gjatë ditës së parë të këtij operacioni, u konstatuan 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin.
Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë;
-L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë;
-E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.
Operacioni “Plazh i lirë” vijon.