“Pres të arrestohem”/ Sërish telashe për Donald Trump, çfarë po paralajmëron ish-presidenti

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendon se së shpejti do të arrestohet në kuadër të një hetim federal për trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, ai tha se ishte informuar nga këshilltari special Jack Smith të dielën mbrëma se ai ishte një subjekt i hetimit të tyre.

“Jack Smith i çmendur, prokurori i DD-së së Joe Biden, dërgoi një letër (përsëri, ishte e diel mbrëma!) ku thuhej se unë jam një OBJEKT i hetimit të Jurisë së Madhe të 6 janarit dhe më jepte një 4 ditë shumë të shkurtër për t’u raportuar në Grand Juria, që pothuajse gjithmonë do të thotë Arrest dhe Aktakuzë”, shkruan ai.

Trump është akuzuar edhe në Nju Jork për falsifikim të dokumenteve biznesore më 2016. Ai ka bërë një pagesë për të blerë heshtjen e një ylli të pornografisë.

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT