PS pranon kërkesën e PD për Arben Ahmetajn, ja çfarë u vendos

Nesër në orën 10:00 do të mbahet një seancë e posaçme në Kuvendpër çështjen Ahmetaj.
PS pranoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër, edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë.
Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e sotme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.
Gazment Bardhi, kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se në këtë seancë duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK.