Rama darkë me Vuçiçin, çfarë u diskutua mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb? (FOTOT)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbyllur turin e tij ballkanik në Beograd, aty ku u takua me presidentin, Aleksandër Vuçiç.

Rama darkë me Vuçiçin, çfarë u diskutua mes

Menjëherë pas konferencës për shtyp, kryeministri Rama dhe Presidenti Vuçiç janë zhvendosur në një ambient tjetër për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon, në mënyrë të veçantë mbi situatën në veri të Kosovës.

Rama darkë me Vuçiçin, çfarë u diskutua mes

Po ashtu raportohet se darkës i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill.

Rama darkë me Vuçiçin, çfarë u diskutua mes

Ndërkohë kujtojmë se konferenca e Ramës dhe Vuçiç u mbyll me tensione. Shkak u bë drafti që kryeministri i Shqipërisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës për çështjen e Asociacionit, të  cilët sipas Ramës janë “kumbarët e marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.

Nga ana tjetër Vuçiç është përgjigjur me një ton të vrazhdë se “në Serbi njerëzit i zgjedhin vetë kumbarët e tyre”, duke theksuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit, sepse kështu është vendosur sipas Marrëveshjes së Brukselit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT