Rama: Na janë vënë në dispozicion dhe 8 satelitë të tjerë për imazhe pa kosto shtesë, e bën të pamundur korrupsionin

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit  satelitor” ka bërë me dije se përveç 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, kompania e shërbimit ka ofruar dhe 8 satelitë të tjerë për leximin e imazhit të territorit të Shqipërisë. Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.

“Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u ftëm në këtyë prpces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë.

Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpois atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve.

Ajo hartë e bën të pamudnru abuzimin me territorin e përmbytur psh. E bën të pamudnur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne s’gënjejmë dot.”- thotë Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT