Sali Berisha-mazhorancës: Ulni kokën e iu kërkoni falje shqiptarëve, o hajdutë ordinerë

Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi që të flitet për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai iu drejtua përfaqësuesve të mazhorancës dhe tha se duhet të dalin kokë ulur dhe t’i kërkojnë falje shqiptarëve.
“Figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur dhe ky është raporti juaj me drejtësinë. Ky është akti më i turpshëm.
Pasi ka vjedhur si gopsek, pasi ka mbushur baulet, ia mbath, kryen aktin më të ulët, më të turpshëm të një hajduti ordiner.
A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar, se çdo të thotë kjo për një ministër? Si reagoni në këtë mënyrë?
Nuk dua t’ju them se jeni Ahmetër sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit në kolektiv, por mos harroni se faji kolektiv ekziston në doktrinë.
Faji kolektiv në këtë rast është që në vend që të ndalemi të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo përmasë, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeriun e supersuksesit, si zëvendësin e Ramës, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë.
4 orë para se t’i vinte parlamentit njoftimi ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian, apo jo atje? Më thuaj këtu, se dikush e përcolli atë. Pse reagoni në këtë mënyrë?
Nuk e di, por po të pyes. I the apo jo atij, Taulant Rraja, e njoftove apo jo që të ikë? Në vend që të dilni këtu kokë ulur, të kërkoni secili prej jush që i keni dhënë votën të falur shqiptarëve.
A keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari, përfaqësuesi?”, tha Berisha.