“Shpike dhe shite Shqipërinë për 1 euro”/ Balluku i kthehet Berishës: Ti nuk i afrohesh dot…

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje deputetëve të opozitës të flasin me argumente dhe jo me fyerje.

Teksa replikonte me ish-kryeministrin Sali Berisha, Balluku nënvizoi se opozita ka të drejtën të argumentojë dhe nëse ka fakte t’i drejtohet gjykatës, por ofendimet nuk pranohen.

“Qiratë me një euro i ke shpikur ti, me sloganin “Shqipëria një euro”. I vure një tabelë shitje Shqipërisë me 1 euro. Mos hajde këtu të flasësh për “Shqipërinë me 1 euro”.

Ti s’më bën asnjë lloj përshtypje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd, je një biskotë e butë për mua. Jam e mbijetuar e sistemit të Enver Hoxhës”, tha Balluku, teksa i përgjigjej Berishës, që e akuzonte pa mikrofon.

“Meqë po i drejtoheni zonjës me dorë, nëse ti ke akuza çojini atje ku duhet t’i çoni. Drejtohuni SPAK-ut, por ti s’i drejtohesh dot SPAK-ut, se nuk i afrohesh dot atij institucioni. Ajo po përgjigjet për akuzat që ju i keni bërë.

Tregoni respekt. Nëse është e fajshme apo jo, zonja Tabaku, ka kush e vendos. E respektojmë shumë punën e opozitës, patjetër me argumente, hajde flisni, por s’doni të bëni këtë detyrë”, vijoi Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT