‘Shqipërinë do e bëjmë vetë’, Manjani: Ambasadorët mos të na bëjnë moral idiot, duhet të mbyllen në…

Ylli Manjani, mbështetës publik i “Foltores”, ka kërkuar mbylljen në zyrë të ambasadorëve perëndimorë.

Sipas tij, ringritja e opozitës do të vijë nga shqiptarët.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim, përkundrazi, kam bindje të thellë se ambasadorët e SHBA e Britani janë përdorur nga pushteti absolut këtu për propagandë. Janë përdorur si mjete për të dërrmuar opozitën politike në vend.

Padyshim, përdorja e tyre ka ardhur pas lobingjeve korruptive që pushteti ynë ka bërë në Uashington, Londër e madje edhe Bruksel.

Shkatërrimi i opozitës politike ishte dhe mbetet investimi më “serioz” i këtij pushteti. Ai u absolutizua kur opozita u dobësua, u ble e u përça edhe me kontributin e diplomatëve të huaj këtu.

Ndaj kam forcuar mendimin se Ringritja nuk vjen nga jashtë, por nga shqiptarët. Në këtë pikë nuk dakordësohem me opozitën e sotme e cila ende pret mbështetje e zgjidhje nga “të huajt”…

Sa më shpejt ta kuptojnë shqiptarët këtë fuqi të tyre, aq më mirë për Shqipërinë.

Ambasadorët duhet të mbyllen në ambasadat e tyre dhe jo të na bëjnë moral idiot!

Ata kanë mision strikt të përfaqësojnë interesat e vendeve nga vijnë dhe në komunikim zyrtar me qeverinë dhe jo të bëjnë deklarata për shtyp për çështje të politikës, demokracisë apo shtetit tone”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT