SPAK gati ta prangosë/ Avokatët nuk bien në një mendje: Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare

Sot është mbledhur përsëri, për herë të dytë Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

Teksa kujtojmë se në mbledhjen e djeshme avokatët e tij i kanë bërë me dije se klienti i tyre nuk ndodhej në Shqipëri, sot kanë deklaruar se Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike.

Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT