Vendbanimi 7800-vjeçar i Linit, si mund të ndryshojë historinë e gjithë zonës (VIDEO)

Zbulimi i vendbanimit 7800-vjeçar të Linit mund të ndryshojë historinë e gjithë zonës. Ishte kjo deklarata e arkeologut Ardian Anastasi.

Ai tha se ky është vendbanimi palafit më i vjetër në Europë dhe nuk e bën jetën e shqiptarëve më të mirë, por ky zbulim është mjaft i kënaqshëm nga pikëpamja shkencore.

“Vendbanimi në vetvete kishte të ndara dhe pjesët ku kryheshin aktivitete ekonomike. Nuk është e thënë që ato të kryheshin vetëm në vendbanim, pasi mund të përdorej shumë mirë edhe toka.

Kishte ndarjet e veta të bërjes së qeramikës, të banimit, të rritjes së fëmijëve, të peshkimit, të hedhjes së rrjetave. Sigurisht që ky aktivitet kryhej edhe në këto sipërfaqe të palafitit, por mund të kryhej shumë mirë edhe në tokë,” – u shpreh Anastasi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT