Vjosa Osmani “provokon” Albin Kurtin, poston foto me Ramën: Forcimi i bashkëpunimit mes dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë.

Komentet Osmani i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se gjatë takimit u diskutuan proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Ajo shtoi gjithashtu se forcimi i mëtejshëm mes dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët euroatlantike.

“Me kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkruan ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT