Vuçiç dëshmitar i banderolës, tifozët e Crvena Zvezdës provokojnë ndaj Fiorentinës: Kur do të kthejmë ushtrinë në Kosovë?

Ndeshja Crvena Zvezda – Fiorentina i kaloi kufijtë e një ndeshje futbolli. Tifozët e Crvena Zvezdës shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë?” Takimi ishte në kuadër të një ndeshje miqësore.

Serbët arritën të fitonin me rezultatin 5-0, ndërsa pankarta e shpalosur është bërë virale në rrjetet sociale.

Duhet theksuar edhe fakti se presidenti Aleksandër Vuçiç ka qenë i pranishëm në tribunë, dëshmitar i asaj që ka ndodhur me tifozët e Crvena Zvezdës. Siç raportojnë mediet e huaja, ky veprim i tifozëve ka qenë i ndikuar nga Vuçiç, i cili për postin që ka, nuk mund të bëjë të tilla deklarata.

Ndaj në ndeshje të caktuara zgjedh të tillë mënyrë për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmiin etnik në opinionin publik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT