Vuçiç i ankohet Lajçak: Populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave më të rënda në 15 vitet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në Veri, por edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, Vuçiç theksoi se “i kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht në të gjitha këto çështje”.

“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë dhe Metohi është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përfshihet më konkretisht në të gjitha këto çështje”, shkruan Vuçiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT