Zgjedhjet për kryetar të PD-së, deputeti demokrat: SHBA na e bëri të qartë, jepni shenja ndryshimi ose ndryshe do hani bar

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka folur në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD-së.
Agalliu u shpreh se gjithkush ishte i lirë që të kandidonte për kryetar i PD-së, ndërsa shtoi se vetë SHBA i kishte paralajmëruar demokratët që të hapin shenja ndryshimi ose ndryshe do të hanin bar.
”Çdo kush kishte mundësinë që të kandidonte. Të gjithëve ne nuk na pengoi askush 1 vit e gjysmë për ta tërhequr partinë.
Ne zgjodhëm një rrugë të mesme. Nuk di që në atë grupim të madh të deputetëve që zgjodhën të jenë krah SHBA-së. Ambasadorja e SHBA-së i ka paralajmëruar demokratët, jepni shenja ndryshimi ndryshe do të hani bar.
Ishte shumë e rëndë e thënë në oborrin ë një partie! PD rrezikonte edhe ekzistencën e saj! Më 29 korrik ka zgjedhje. Ka një pritshmëri pasi përballet një individ si Basha dhe një individ si Hani, kuotat më të larta e i ka Gjergj Hani”, – tha Agalliu në Report Tv.