2 turistët italianë gjejnë portofolin e humbur të një shqiptare, surprizojnë me gjestin e tyre

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe në fund përfunduan duke bërë një gjest human. Ato e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Uniformat blu pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar dy turistët italianë për gjestin e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT