Apeli la në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, avokati i tij: S’keni parë gjë akoma, shprehja e shokut Enver…

Apeli i GJKKO ka lënë ditën e sotme në burg 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.
Ylli Manjani, avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, u shpreh jashtë dyerve të gjykatës se drejtësia nuk po ushtron një standart të drejtë dhe se sipas tij nuk ka prova për mbajtjen në burg të klientit të tij.
“Drejtësia nëse do të hetojë le të hetojë, mbajtja në burg gjatë hetimit nuk është standart. Me këtë standart nuk keni parë gjë akoma.
Nuk ka prova. Nuk bëj dot teori konspiracioni, nuk i ushqej dot konspiracionistët me teori.
Atë që nuk keni parë akoma është standarti i ulët i marrjes në përgjegjësi penale. Për shkak të këtij standarti shprehja e shokut Enver të gjithë në ushtri, do bëhet të gjithë në burg”, u shpreh ai.