Çfarë ndodhi në Durrës? Luftanijet turke largohen pas 6 ditësh, zbulohet misioni

Dy luftanije turke qëndruan për një periudhë 6 ditore në ujërat shqiptare dhe portin e qytetit të Durrësit. Korrespondentja e Euronews Albania Kloida Gjuzi, bëri me dije se sipas informacioneve nga autoritete portuale prezenca e luftëanijeve lidhet me kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta me palën shqiptare.

Mjetet lundruese ushtarake që kanë si funksion transportin e trupave apo paisjeve luftarake kanë qëndruar për katër ditë në det të hapur dhe dy ditë të ankoruara në Portin e Durrësit. Ato janë larguar pasditen e të enjtes, sipas gazetares.

“Dy luftanijet e marinës turke janë larguar gjatë pasdites së djeshme nga porti i qytetit të Durrësit. Ato kanë qëndruar në vendin tonë për 6 ditë me radhë. 4 ditë në det të hapur dhe 2 ditë të bregëzuara.

Janë anije që janë të destinuara për misione amfibe dhe transportin e trupave dhe pajisjeve. Kanë zhvilluar një stërvitje në det të hapur me forcat shqiptare”, tha Gjuzi.

Gazetarja shtoi se në lidhje me prezencën e luftanijeve turke në Shqipëri, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka ende asnjë informacion të detajuar.

“Ajo që Autoritetet Portuale kanë deklaruar në rrjete sociale, ka qënë stërvitja e përbashkët që kanë zhvilluar, dhe afati i qëndrimit në det të hapur, pra sa kohë kanë qëndruar në Portin e Durrësit. Ndërsa më tepër detaje sigurisht që i takon Ministrisë së Mbrojtjes që të  japë, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur dhe a do ta vizitojnë sërish luftanije të tilla apo të shteteve të tjera Portin e Durrësit”, tha Gjuzi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT