Çim Peka: Mos u merrni me Berishën, por me kunatin e Bashës se tani u rikthye dhe do dhe ai pjesën e tij

Gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, thotë se nuk duhet të merremi me kullën e Berishëve në mes të Tiranës, por me Lulzim Bashën dhe kunatin e tij.

Kjo, pasi sipas tij, Basha është kryetar i partisë së gjobave.

Ndërsa një argument tjetër pse përmendet Berisha për kullën në mes të Tiranës, sipas tij, është frika se Berisha poi u merr pushtetit.

“Kur filloi kulla e Vodafon, sa here beje autobusin e Unazes, ishte nje pijanec qe nuk zbriste asnjehere nga autobusi me bilete te paguar, dhe bertiste me te madhe:

“Ja kulla e Sali Berishes me leket e piramidave”!

Me vone doli se ajo ishte e nje biznesmeni me lejen e Rames qe u be deputet i PS.

E njejta histori perseritet sot.

Per dy arsye:

E para- Eshte rikthyer me vule kryetari i Partise se gjobave. Biznesmenet e Rames duhet ta kuptojne se pervec Rames duhet t’i paguajne edhe Erionit te Lulit, pasi ky i duhet Rames.

E dyta- Nje alibi per Berishen me akuza te rreme eshte ngritur gjithmone ndaj tij sa here ai eshte bere kercenim per pushtetin e majte.

Koha e gjobave te kunatit te Lulit dhe shpifjeve te Rames ka 10 vjet qe vazhdon. Bash prej kesaj rri me se shumti ne pushtet Rama.

Por SPAK duhet te hetoje se kush e financon ate kulle dhe te tjerat si ajo!

Ps: Pikerishte ne keto dite thashethemesh, Rama me Dumanin po “negociojne” qe te shpetojne Lalin duke firmosur flete arresti serish per Ter Koken e dy drejtore te Lalit per inceneratorin e Tiranes. Ketu do jemi e do flasim”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT