FOTOLAJM/ Erion Veliaj “gati-tu” para Ramës, kryeministri shfrytëzon miqësoren e Partizanit për të folur me kryebashkiakun

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër miqësoren mes Romës dhe Partizanit në “Air Albania.”

Të pranishëm ishin edhe figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, ndër to edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.  Ky i fundit si gjithmonë është i kujdesshëm duke qënduar në krah të Ramës. Gjatë ndeshjes është vënë re se kryeministri shfrytëzoi miqësoren e Partizanit për të folur me Veliajn.

Kujtojmë se PS nuk po kalon një periudhë mjaft të mirë, pasi skandalet e njëpasnjëshme kanë bërë që reputacioni i partisë të vihet në diskutim. Ndërkohë, Veliaj ndodhet me “shpatulla pas murit” për shkak të lidhjeve me aferën e inceneratorit të Tiranës, skandal i cili pritet të përshkallëzohet në ditët në vijim.

Rama dhe Veliaj
Rama dhe Veliaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT