Fredi Beleri i bën 3 kërkesa Mitsotakisit, mes tyre të luftohet për lirinë e tij

Fredi Beleri, i cili prej muajsh gjendet i arrestuar nën akuzën e shitblerjes së votës gjatë fushatës zgjedhore për vendoret e 14 majit, i ka bërë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis tre kërkesa, mes të cilave edhe lirimi i tij nga burgu.

Këto, ai i ka bërë të ditura gjatë një vizite që i ka zhvilluar në burg deputeti i partisë greke Demokracia e Re, Angelos Syrigos.

Përmes tij, ai i ka bërë Mitsokatikisit edhe tre kërkesat.

E para, të betohet menjëherë si kryetar i Bashkisë Himarë, pasi e ka zgjedhur populli.

E dyta, të lirohet nga burgu, në mënyrë që të ushtrojë detyrën si kryetar.

E treta, të rrëzohet akuza e “padrejtë, qesharake, tendencioze dhe e pabazë” që është ngritur ndaj tij.

“Në personin e kryeministrit grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore”, shton ai ndër të tjera, në një postim që ka bërë në median sociale Facebook.

Beleri po ashtu hodhi edhe akuza ndaj Qeverisë shqiptare, ku këmbëngul se është përgatitur një ligj me qëllim zhvillimin e zonës së Himarës, duke tërhequr kapitale të huaja.

Por, sipas tij, deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonë. ,

“Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin”, vijon më tej Beleri.

Teksa, në mbyllje, shton se qëllimi është që minoriteti grek në Shqipëri të jetojë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet, duke ndaluar shantazhimin ndaj popullatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT