Himara “zjen” për lirimin e Belerit, Jorgo Goro vazhdon punën: Turbolencave artificiale që vijnë më shumë nga andej ‘matanë’

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka reaguar pas shkrimit të analistit Roland Qafoku për Qeparoin, ku dhe theksonte disa nga problematikat e këtij vendi turistik.

Në llogarinë e tij në Facebook, Goro ka postuar pamje nga puna e punëtorëve të Bashkisë së Himarës, të cilët edhe pse në ditë të ngarkuara me trafik dhe numrit të lartë të turistëve vijojnë punën për të rregulluar problemet dhe defektet.

Kryetari thotë se pavarësisht “turbolencave artificiale”,  referuar zhurmës dhe protestave të bëra së fundmi lidhur me lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, stafi i Bashkisë janë në krye të punës për të menaxhuar çdo detaj dhe për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm.

“Se bashku me stafin e Bashkise Himare, jemi ne krye te puneve per te menaxhuar çdo detaj per te garantuar sukses te nje sezoni turistik. Dhe kjo perpos “turbolencave artificiale” te gatshem per te rritur temperaturat ne Himare çdo mes gushti, me apo pa perforcime interesash “minore” te cilate vijne me shume nga andej “matane” se sa ketej nga ku edhe i kemi dale Zot puneve prej nje dekade”, shkruan Goro.

Postimi i plotë:

Puna sot ne Qeparo per koleget e Bashkia Himarë nisi heret, ashtu edhe si çdo dite te dedikuar per te ndrequr ate qe te tjeret demtojne dhe shkaterrojne. Kjo edhe pse dite te ngarkuara me trafik rrugor, popullim te plazheve dhe ambienteve publike, ne nje siperfaqe te konsiderueshme shtrirje pothuajse sa gjysma e bregdetit shqiptar, nga Palasa ne Shen Vasil, le te themi kufi me nje lagje te Sarandes.

Por ama gjykoj se perpos veshtiresive te infrastruktures, bazes materiale-logjistike etj., puna duhet realizuar ne kohe dhe ne te mire te funksionimit te nje sezoni turistik, ne te gjitha Qendrat Urbane te Bashkise Himare. Dhe kete jo se e shkruan nje gazetar ne nje artikull, permbajtja e te cilave na ndihmon si ne promovimin e vlerave te turizmit ne Himaren tone, por edhe ne riparimin ne kohe te problematikave te perditshme.

Ndaj edhe gjej rastin ta falenderoj Qafoku Roland i cili ne shkrimin e tij pasqyroi qarte ate qe po ndodh sot me realitetin e nje Himare, aktualisht e mbi-populluar si kurre me pare nga turistet ne numer, ku ndihma e gjithsecilit duhet per te evituar sadopak pamjet qe po postoj. Ne pamundesi per ta takuar e ftoj Landin qe heres tjeter te shohe nga afer ate qe ne jemi duke bere kudo ne Qeparo, Lukove, Palase apo edhe Dhermi pse jo edhe ne Lumin e Vlores.

Se bashku me stafin e Bashkise Himare, jemi ne krye te puneve per te menaxhuar çdo detaj per te garantuar sukses te nje sezoni turistik. Dhe kjo perpos “turbolencave artificiale” te gatshem per te rritur temperaturat ne Himare çdo mes gushti, me apo pa perforcime interesash “minore” te cilate vijne me shume nga andej “matane” se sa ketej nga ku edhe i kemi dale Zot puneve prej nje dekade.

© Fotot e marra nga profili i Jorgo Goros

Back to top button
LAJMET E FUNDIT