Ina Zhupa publikon letrën e ish-kongresmenit për Butrintin: Fondi Shqiptaro-Amerikan po uzurpon Parkun Kombëtar

Politikania demokrate Ina Zhupa, ka ndarë në llogarinë e saj një letër që ish-kongresmeni i SHBA, Joseph J. DioGuardi, aktualisht dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane i ka dërguar Ndihmës Sekretares Michelle J. Sison.

Në letrën e tij për zyrtaren e lartë amerikane, DioGuardi vendos në dijeni si subjekte të korrespondencës deputeten Ina Zhupa dhe drejtoreshën e Përgjithshme e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay. Shkak është marrëveshja për Butrintin.

“Veprimet e AADF-së i tejkalojnë së tepërmi caqet e mandatit ligjor të organizatës, dhe duhet të kufizohen. Siç mund ta dini, korporata mëmë e AADF-së, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në zbatim të Ligjit “Mbështetja për Demokracinë në Evropën Lindore” të vitit 1989 (zakonisht i quajtur “Ligji SEED”).

Siç thuhet shprehimisht në të, qëllimi i ligjit ishte të nxiste “zhvillimin e sektorit privat”, por jo të uzurponte menaxhimin dhe funksionimin e parkut kombëtar të një vendi tjetër sovran me mbështetjen e dyshimtë të palëve lokale me interesa personale”, shkruhet në letër.

Po ashtu ai informon ndihmës sekretaren e shtetit Sison se: “Për t’i shtuar dëmit edhe fyerjen, AADF-ja po cenon seriozisht integritetin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me fjalë të tjera, “tërësinë” dhe “paprekshmërinë” e tij, duke e ndarë dhe parcelizuar Butrintin, dhe duke marrë nën kontroll të plotë Parkun e paçmuar Arkeologjik, ndërsa pjesa tjetër e Parkut i është lënë strukturave aktuale të Shqipërisë.”

Lexoni reagimin e plotë të deputetes Ina Zhupa:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT