Ish-ministri socialist tregon sfidat që ka qeveria shqiptare, pas deklaratave të Ramës për Shpiragun

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka bërë një analizë të detajuar lidhur me kryefjalën e ditës së sotme, naftën në Shpirag. Për Malaj, interes ka konferenca e kompanisë Shell, duke lënë në hije konferencën që Rama zhvilloi me ministren Belinda Balluku.
Sipas ish-ministrit vetem Shell mund të saktësojë rezervat, kohën e komercializimit te tyre dhe pjesën respektive të fitimeve të ndara midis kompanisë që po investon dhe shtetit shqiptar.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka listuar 3 sfidat kryesore që do të hasen. Malaj shkuan se sfida e parë është ndarja e të ardhurave mes Shqipërisë dhe kompanive koncensionare. Sfida e dyte është manaxhimi i këtyre te ardhurave nga një fond i veçante dhe diversifikimi i investimeve të këtyre fonde me norma të larta fitimi/kthimi. Ndërsa sfida e tretë sipas Malajt është përdorimi i të ardhurave të ketij fondi për qëndrueshmërinë financiare të vendit.
Në përfundim të shkrimit të tij, ministri ka bërë thirrje qeverisë që të tregojë kujdes me shpenzimet e bëra dhe mos të rrëmbehet nga euforia e burimeve.