Leku “letër” për PD-në, kush deputetë përfituan miliona para zgjedhjeve (EMRAT)

Një muaj para zgjedhjeve të 14 Majit, zelli, përkushtimi dhe angazhimi i deputetëve demokratë ka qenë tepër i lartë, këtë e tregojnë dhe shpërblimet në muajin prill, 2023.
Newsbomb.al ka bërë një vështrim të shumave monetare që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë marrë gjatë muajit prill dhe ajo çfarë bie sy është fakti që deputetët e Partisë Demokratike, kanë përfituar më shumë se të tjerët.
Ata kanë kaluar shumën prej 1 milionë lekë të vjetra, ndryshe nga ajo e deputetëve sociaistë të cilët kanë vijuar të marrin njëjtë sa dhe muajt e kaluar, me përjashtim të deputetes Aurora Mare e cila ka marrë 132.250 lekë.
Në mesin e deputetëve demokratë Luan Baçi ka qenë më i paguari pasi ka marrë shumën prej 169.950 lekë, i ndjekur nga Saimir Korreshi dhe Eralda Bano të cilët kanë marrë 165.400 lekë. Duke vijuar më pas me Dorina Kotin me 163.700 lekë, te deputetja Emilja Koliqi dhe duke përfunduar me Enkelejd Alibeajn i cili ka marrë 100.268 lekë.
Lista e deputetëve:
- Aurora Mare 132.250 lekë
- Luan Baçi 169.950 lekë
- Lindita Metaliaj 127.985 lekë
- Nusret Avdulla 163.700 lekë
- Ina Zhupa 113.025 lekë
- Kastriot Piroli 129.685 lekë
- Merita Bakiu 126.864 lekë
- Sorina Koti 163.700 lekë
- Enkelejd Alibeaj 100.268 lekë
- Tritan Shehu 105.725 lekë
- Saimir Korreshi 165.400 lekë
- Eralda Bano 165.400 lekë
- Greta Bardeli 116.933 lekë
- Ferdinand Xhaferraj 125.164 lekë
- Emilja Koliqi 135.650 lekë
- Gëzim Ademaj 163.700 lekë