Nafta në Shpirag, Berisha ironizon Ramën: Do të bëhemi si Arabia Sudite

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar Edi Rama po tenton të mbulojë amnistinë me urdhër të tij të Beqjes nga Skapi i partisë dhe për këtë arsye po përdor naftën në Shpirag.
Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë pretendimet se nafta e gjetur është e një cilësie si në Arabinë Sudite.
“Kompania Shell së bashku me Petromanos nisen në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehte pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite”, shkuan Berisha.
Shkrimin Berisha e ka shoqëruar me disa foto që datojnë vite më parë, bashkë me një status të tij të publikuar më datën 6 nëntor të 2013.