Nga ANSA te La Repubblica, memeja e Ramës “kryqëzohet” nga mediat italiane

Një meme e postuar nga Rama ku krahasonte turistët italianë që vijnë në vendin tonë, me emigrantët shqiptarë që ikën në shtetin fqinj para 3 dekadash ka hapur një debat të madh.

Mediat italiane nuk e kanë lënë të kalojë si pa të keq ky postim, duke “kryqëzuar” kryeministrin tonë.

Si për ironi të fatit, dita e djeshme shënon edhe 32-vjetori i eksodit shqiptar, fakt që agjencia e lajmeve ANSA e thekson në artikullin e saj. Një shuplakë të madhe për Ramën ishte një shkrim i detajuar nga gazeta prestigjoze “Corriere Della Sera”, duke iu përgjigjur me të njëtën monedhë kryeministrit. Në rreshta etiketohet emigracioni si një fenomen që merr çdo vit jetë njerësish.

“Një fat që në të kaluarën e kanë pasur edhe vetë shqiptarët”, thekson “Corriere Della Sera”.

Nuk mbetet pas as shkimi i  “La Repubblica”, e cila nuk e sheh aspak të logjikshme të lidhen dy periudha kaq të ndryshme nga njëra-tjetra, e sidomos nga një kryeministër.

“Më 8 gusht 1991, rreth 18 mijë shqiptarë u strehuan në Itali me shpresën për të gjetur një të ardhme më të mirë, ndërsa në vitin 2023 italianët u shpëtuan çmimeve të larta duke kaluar pushimet në Shqipëri. E nëse ende flasim për eksodet, arsyet padyshim janë të ndryshme, por ka nga ata që e shohin të arsyeshme t’i lidhin ngjarjet përmes një kolazhi fotografik dhe më pas ta publikojnë në një rrjet sociale” – shkruan “La Repubblica”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT