Një tjetër valë nxehtësie në Europë, ja shtetet më të “rrezikuara”

Vera nuk ka mbaruar ende dhe shumë shpejt pritet një tjetër valë nxehtësie, që pritet të përfshijë shumë shtete të Evropës. Më të prekurat do të jenë vende si Franca apo Spanja.

Fatmirësisht territoret tona parashikohet se nuk do të përfshihen nga ndonjë valë ekstreme e të nxehtit.Temperaturat në gusht priten të jenë të pranueshme, por të larta, duke pasur parasysh se stina e verës ende nuk është mbyllur.

Stuhitë e fuqishme që ishin të pranishme në disa zona tashmë janë reduktuar ndjeshëm, pasi frontet e Atlantikut janë të përqëndruara më larg territoreve tona në perëndim dhe veriperëndim të Evropes. Stuhi kalimtare priten të ndodhin në disa pjesë të Francës dhe Gjermanisë për shkak të depërtimit të fronteve të Atlantikut.

Temperaturat do të rriten në mënyrë graduale edhe në Evropen qendrore dhe Ballkan, por mendohet se i kemi shpëtuar vapës ekstreme për këtë vit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT