Pse të huajt kanë frikë nga bulmeti në Shqipëri!

Nga Etleva Kondakçiu
M’u kujtua duke pare nje super reklame te nje prej kompanive me te reja te bulmetit. Super marketing! Asnje gabim drejtshkrimor. Bravo!
E megjithate, ajo qe do te doja te shihja eshte:
– Ku dhe si pastrohen ato stallat moderne
– Mundesisht ca punetore, njerez reale, qe punojne aty dhe qe kane ambiente me uje te ngrohte per te lare te pakten duart, qe paguhen me standarde po aq te larta sa ato te marketingut.
– Pashe furgona qe dalin te mbushur me produkte qe shperndahen neper Shqiperi, po nuk pashe, per shembull, nje pjese te procesit te pastrimit, te mjeljes, apo ndonje gje tjeter qe me ndihmon te kuptoj se sa paster punohet aty vertet. E besoj qe mund te jete ashtu, por dua ta shoh. Si puna e drejtesise. Duhet te vihet ne vend, por duhet edhe te duket, ta shohim se si./dritare.net