Rama thirrje pushuesve: Mbani pastër bregdetin, mos na shëmtoni si popull (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje pushuesve në vendet bregdetare që ta mbajnë të pastër ambjentin.

Përmes një mesazhi urues për një ditë të mbarë nga profili i tij në Facebook, Rama u ka rikujtuar gjithë pushuesit e muajit gusht, se bregdeti ynë nuk mund të jetë i bukur nesë nuk është i pastër.

Ai shton se sidomos në kulmin e sezonit që ndodhemi, të gjithë duhet të kujdesemi që papastërtitë të mos e shëmtojnë bregdetin, pasi siç shprehet kreu i qeverisë, na shëmton të gjithëve si popull.

“MIRËMËNGJES

dhe me një rikujtesë për të gjithë pushuesit e këtij gushti, se bregdeti ynë magjepsës s’mund të jetë i bukur për t’u shijuar po nuk ishte i pastër, e sidomos tani në kulm të sezonit, kur të gjithë duhet të kujdesemi që papastërtitë të mos e shëmtojnë atë duke na shëmtuar të gjithëve si popull, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT