Udhëtim me skaf në plazhet e jugut, pushimet e Melonit në Vlorë

Prej pasdites së të hënës Giorgia Meloni dhe familja e saj janë vendosur në rezidencën qeveritare në Vlorë.

Në mesditë kamerat kanë arritur të fokusojnë momentet kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni sëbashku me familjarët e saj kanë lënë rezidencën qeveritare në Vlorë për të pushuar në bregdetin jonian.

Një skaf i autoriteteve shqiptare e ka shoqëruar atë drejt Dhërmiut.

Pas ftesës së përsëritur nga kryeministri Rama, Meloni pranoi të shijojë për 48 orë bukurinë e bregdetit shqiptar në kulmin e një sezoni të suksesshëm turistik.

Kryeministrja italiane është e shoqëruar në këtë vizitë private 2 ditore nga bashkëshorti i saj, vajza e saj si dhe e motra dhe bashkëshorti i saj.

Masat e sigurisë janë të shtuara në rezidencën qeveritare ndërsa pak metra larg saj pushuesit janë kuriozë të shohin kryeministren italiane që njësoj si ta ka zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT