“Vdes të jetë si Rama”, Çupi: Putin dhe Kurti janë të vetmit të izoluar nga Perëndimi

Presidenti serb ka akuzuar ditën e dielë kryeministrin e Kosovës se po promovon idenë e Shqipërisë së Madhe. Vuçiç iu referua vizitës se Albin Kurtit në Tetovë, ku siç tha, u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve.
Sipas analistit Frrok Çupi, sjellja e Kurtit në Kosovë nuk ka lidhje me Shqipërinë e Madhe, por ka dëme të tjera. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, mundohet të jetë si homologu i tij shqiptar, Edi Rama, por nuk e arrin dot.
“Sjellja e Kurtit në Tetovë nuk ka lidhje me Shqipërinë e Madhe, ka lidhje me disa dëme të tjera. Në radhe të parë e shikojmë si një lider që nuk i mjafton toka e tij, sherret që ka bërë atje.
Lidera të tillë dalin për të bërë të njëjtën gjë edhe në vendet të tjera. Këta përgjithësisht janë në fundin e karrierës. Majtistët ekstrem gjithë kohën këtë gjë kanë bërë, domethënë bëjnë rrëmuja brenda vendin dhe dalin të kërkojnë mbështetje eurofike.
Ky tenton të bëhet lider, të provojë zërin për të qene një Musolin për shembull, për të provuar a është Edi Rama apo jo, se ai vdes për të qene Edi Rama, po nuk shkon dot deri atje.
Ndërkohë, ka krijuar një sherr shumë të madh me qeverinë e Shkupit, sepse ka hyrë atje dhe ka bërë rolin e liderit të Maqedonisë, i ka vënë emrin e një miku të tij një rruge në Maqedoni. Edhe ka mbledhur popull pafund me parudha politike në Maqedoni”, u shpreh ai.