VIDEO/ Momenti kur “Specialët” e Kievit sulmojnë Krimenë e pushtuar, vriten 30 ushtarë të Vladimir Putin

Imazhe që tregojnë një operacion të komandove ukrainas që zbarkojnë thellë në linjat e mbrojtjes ruse në Krime për të hedhur në erë mbrojtjen e Vladimir Putinit, janë publikuar në mediat ndërkombëtare.
Sulmi i guximshëm i forcave speciale SAS në Kepin Tarkhankut është realizuar në errësirë, rreth orës 03:50 në mëngjesin e së enjtes dhe ka goditur të gjitha objektivat e synuara, duke çuar në ekzekutimin e 30 ushtarëve rusë.
Dyshohet se stacionet e radarëve të Rusisë, Nebo-M dhe Kasta-2E2 mund të kenë qenë objektivat e sulmit të papritur ukrainas, pasi zëdhënësi i agjencisë HUR, Andriy Yusov tha se “qëllimet janë arritur” pa detaje të mëtejshme.Ndërkohë, mediat ruse raportuan se të paktën dhjetë persona janë shfaqur me dy gomone, përpara se të qëllonin mbi një kamping.
Ndërkohë, videoja tregon se njësia e Ukrainës ngre flamurin kombëtar pasi sulmoi me sukses bregun perëndimor të Krimesë./m.j