VIDEO-SKANDAL/ Kryebashkiaku i PS shan banorët: Jeni k*rva, nuk i dua votat tuaja

Një tjetër video-skandal nga radhët e Partisë Socialiste është publikuar ditën e sotme. Ka qenë deputeti demokrat, Saimir Korreshi i cili ka postuar një video ku  shihet qartë mënyra se si kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea sillet me banorët.

Dhjetra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, të cilin e zgjodhën me votë më 14 Maj. Por, si duket ky i fundit tre muaj pas zgjedhjeve nuk do votën e tyre, madje “shpërthen” në të shara ndaj qytetarëve.

Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun:

Qytetari:  Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen

Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh  ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.

© Video e marre nga profili ne Facebook i Saimir Korreshit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT