“A kanë strukturë këta?”, Shabani për Ramën: I merr vendimet vetë, nuk do njerëz që i thonë “jo”

Kryetari i “Nisma Thurje” Endrit Shabani ka thënë se kryeministri Edi Rama nuk do njerëz që i thonë “jo” në kabinetin e tij.

I ftuar në “Open” në News24, Shabani përmendi rastin e ministrit të brendshëm Taulant Balla për të cilin thotë se lajmin që e mori postin e mori vesh nga lajmet në televizion,  e ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e mori vesh lajmin për shkarkimin e tij nga rrjeti social Facebook.

Politikani ngre pyetjen nëse qeveria Rama ka një strukturë apo jo, apo është vetëm një njeri që i merr vendimet për të gjithë. Ai shton se problemi për në si shoqëri është “monopolizimi i pushtetit”, ku sipas tij qeveria po shkon drejt një autokrati që nuk do debate të brendshme, duke theksuar se kreu i qeverisë nuk do në kabinetin e tij njerëz që kanë peshë politike dhe njerëz që i thonë “jo”.

“Si e marin vesh? Pra, ishte rasti i minsitrit të brendshëm, e mori vesh nga lajmet nga TV që u be ministër e nga Facebooki që e hoqën si ministër. A kanë parti kta a kanë struktrë, a shpërndajnë vendim marrjen apo është një njëri i vetëm që i mer vendimet përte gjitheë.

Problemi për ne si shoqëri është monopolizimi i pushtetit shkuar dalëngadalë drejt një autokrati që nuk do debate te  brendshme, nuk do njerëez  që të kenë peshë politike, njeërz qe i thonë jo”, u shpreh Shabani.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama propozoi ndryshimet më të fundit në kabinetin e tij. Kreu i qeverisë njoftoi se Ogerta Manastirliu ikën nga Ministria e Shëndetësisë dhe merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit, duke larguar kështu Evis Kushin. Ministrja e Bujqësisë është vendosur Anila Denaj, duke larguar kështu Frida Krifcën.

Ndryshimet e reja:

Ministër Financash Ervin Mete

Ministër i Jashtëm Igli Hasani

Ministre Bujqësisë Anila Denaj

Ministre Sporti dhe Arsimi Ogerta Manastirliu

Ministre për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për pushtetin vendor Arbi Mazniku

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu

Ndërkohë Rama njoftoi edhe emrat e rinj të Sekretariateve dhe Ministrave të kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë bëri të ditur se Sekretar Organizimi është emëruar Ardian Çela dhe Evis Kushi është caktuar Sekretare e Gruas.

“Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres”,  deklaroi kryeministri Rama.

EMRAT E RINJ TË PROPOZUAR NGA RAMA:  

Sekretar organizimi: Ardian Cela

Sekretar në Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca

Sekretar Digjital dhe i Rinisë, Etjen Xhafa,

Sekretare e Gruas: Evis Kushi,

Sekretar i Marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore: Eridian Salianji

Sekretar i Programit: Milva Ikonomi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT