Berisha përplaset me Manjën për zgjedhjet në Kukës: Vjen këtu na bën propagandë si Safeti

Debatet e ashpra nuk kanë munguar sot në seancën plenare në Kuvend. Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha me deputetin socialist Ulsi Manja, pasi ky i fundit u shpreh i sigurtë se zgjedhjet e të dielës në bashkinë e Kukësit mund t’i fitojë kandidati socialist.

Ndërsa Manja deklaroi se kuksianët e kanë ndarë mendjen se si do të votojnë, Berisha mori fjalën nga vendi, nga ku dhe akuzoi Manjën si “një kriminel të mirëfilltë elektoral.”

“Ai është një kriminel i mirëfilltë zgjedhor. Ai është një kriminel i damkosur elektoral. Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur ishte Shukriu apo Safeti. Por ai ka dosjen e vet!”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT