Berisha “sulmon” Alibeajn nga foltorja e Kuvendit: Po e mbani peng sa të votojë për rritjen e rrogës së bashkëshortes

Përçarja mes demokratëve duket se nuk do të përfundojë shpejt. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka “sulmuar” ish-deputetin demokrat Enkeled Alibeajn se po bën pazare me maxhorrancën.

“Doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes”, u shpreh Berisha në foltoren e Kuvendit, pasi PS rrëzoi kërkesën për ndryshimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Sali Berisha: “Në qëndrimet që mbani ka hipokrizi. Pse doni ti ndani momentet, të miratojmë shtytjen, ndryshimin e përbërjes, nëse jeni të interesuar për një frymë. Por ju doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes, sepse janë votimi për rrogat e gjyqtarëve, E mbani peng derisa të votojë, hiqni dorë nga këto gjëra. S’ka ndodhur asnjëherë që njëra palë ti caktojë palës tjetër përbërësit.

Miratohet përbërja e njërës palë. E keni me sistem pengmarrje, doni të mbani peng. Sa të votohen dy çështjet, nesër mblidhet Komisioni. Sa të kemi siguruar njëherë votën për Gjykatën, ju jeni në pazare këtu.

Kalojini të dyja sot dhe kaq merr fund, çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja. Apo po përpiqeni të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë dhe të konsolidoni këtu një pseudoopozitë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT