Çfarë po ndodh? Ambasada Ruse i përgjigjet NATO-s me mesazhin “Kosova është Serbi”

Tensione dhe polemika edhe përtej oqeanit?

Ambasada ruse në Kanada ka bërë një postim shqetësues, teksa raportohet se ushtria serbe është mbledhur në kufirin pranë Kosovës.

Bëhet me dije se në rrjetin social Twitter (X), një llogari e identifikuar si ambasada ruse në Kanada ka shkruar “Kosova është Serbi”.

Ndër të tjera mësohet se kjo fjali është postuar si një përgjigje ndaj shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thotë se është i shqetësuar për situatën e eksaluar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se aleanca do ndërmarrë çdo hap për ruajtjen e sigurisë dhe lirive të qytetarëve.

Nga ana tjetër kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby i bëri thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT