Deklarata e Ramës se KFOR-i duhet të marrë kontrollin e veriut, vjen përgjigjja e Albin Kurtit

Kryeministri Albin Kurti duket se nuk është dakord me deklaratën më të fundit të Edi Ramës se KFOR-i duhet të vendoset në veri të Kosovës dhe të marrë kontrollin, nisur nga situata e krijuar në ditët e fundit.

Në një intervistë për një media boshnjake, Kurti u shpreh se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, u shpreh Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT