DETAJE nga zjarri në Tiranë/ Rrezikon të digjet i gjithë pallati, flakët shpërthejnë xhamat e ndërtesës (FOTO)

Situata e zjarrit në katin e fundit të një pallati pranë DPSHRR e njohur ndryshe si zona e ish- parkut të autobusëve ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët kanë agravuar dhe rrezikon të digjet e gjithë ndërtesa.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa zjarrfikës por ndërhyrja aktualisht është e vështirë për shkak të flakëve masive të cilat kanë shpërthyer xhamat e ndërtesës.
Sakaq, banorët kanë dalë të alarmuar jashtë ndërtesës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.