Dokumenti/ Do përfaqësojë Shqipërinë: Parlamenti dërgon Bashën në vend të Gjylametit në Francë

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dërguar Lulëzim Bashën në mbledhjen e Këshillit të Evropës që po mbahet në Francë, si zëvendësues i Blerina Gjylametit.

Mësohet se Basha si anëtar i Komisionit të Monitorimit, është dërguar të marrë pjesë në këtë mbledhje për të përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë duke zëvendësuar kështu kryetaren e këtij komisioni, Blerina Gjylameti.

Kjo shkresë që mban emrin e Bashës, i është dërguar Gazment Bardhit, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, për të dhënë autorizimin e tij. Ndërkohë që vetë Nikolla një javë më parë, njohu Bashën si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së./m.j

Do përfaqësojë Shqipërinë/ Nikolla dërgon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT