E FUNDIT/ Del jashtë kontrollit zjarri në Zham, flakët përhapen në drejtim të Fierit, Beratit e Peqinit

Flakët  që kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte kodrat me ullinj të fshatit Zhamë në Lushnjë kanë avancuar duke prekur dhe qytetet përreth.

Burimë për Newsbomb raportojnë se zjarri ka avancuar duke marrë përmasa të madha, duke arritur deri në Peqin. Mësohet se flakët e favorizuara nga era po drejtohen drejt Kuçovës, Fierit, Rrogozhinës dhe Peqinit. Një orë më parë zjarri po përhapej pa kontroll dhe flakët ishin rreth 100 metra larg banesave të fshatit Zhamë.

Pamje nga zjarret në fshatin Zham të Lushnjes/ Foto e siguruar nga Newsbomb.al
Pamje nga zjarret në fshatin Zham të Lushnjes/ Foto e siguruar nga Newsbomb.al

Të favorizuara nga era e fortë, flakët po përhapen me shpejtësi dhe fatkeqësisht u janë afruar edhe zonave të banuara, ndërkohë tani mesa duket zjarri ka avancuar dhe në qytetet përreth. Aktualisht në zonë ndodhet Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe deputeti i zgjedhur i Lushnjës Saimir Korreshi për të monitoruar nga afër situatën. Gjithashtu, dhjetëra forca zjarrëfikëse dhe helikopteri po luftojnë me flakët, ndërkohë dhe disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pamje nga zjarret në fshatin Zham të Lushnjes/ Foto e siguruar nga Newsbomb.al
Pamje nga zjarret në fshatin Zham të Lushnjes/ Foto e siguruar nga Newsbomb.al

Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu njoftuan se shtetasi R.Z është autori i zjarrvënies.  58-vjeçari ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, mirëpo flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT