Ekspertët dënojnë sulmin në veri: Nuk ishte spontan, por i koordinuar, të dyja palët kanë përgjegjësi

Sulmi i grupeve të armatosura serbe në veriun e Kosovës, nuk ishte spontan por i mirëorganizuar.

Kështu mendon Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Duket se ky është një aksion i mirorganizuar. Prandaj është më i rrezikshëm, sepse sugjeron se në terren ka grupe që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë dhe janë të gatshëm të organizohen dhe të gjejnë armë.”

Sipas Kupchan, shpërthimi i ri i dhunës nuk është i papritur.

Ai tha se si Vuçiç, ashtu edhe Kurti mbajnë përgjegjësi për përshkallëzimin e dhunës; I pari duke mbajtur veriun të lidhur me Beogradin, dhe i dyti përmes veprimeve provokuese.

“Duhet të trajtohet si një akt më vete i papranueshëm dhune, në të cilin të paktën 30 sulmues të armatosur jo vetëm që vranë një polic të Kosovës, por sulmuan një manastir serb. Dhe mendoj se ka rëndësi reagimi i kishës ortodokse serbe. Është e qartë se njerëzit në manastir ishin të pakënaqur që ata hynë në manastirin e tyre.”

Kanin e cilësoi si të përshtatshëm reagimin e kryeministrit Kurti, dhe tha se Kosova është viktima në këtë mes.

Ish-analisti i CIA-s shton më tej se është e rëndësishme për perëndimin që të jetë i bashkuar në trajtimin e dhunës së fundit veçmas nga procesi diplomatik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT