Emri/ Qëlloi me armë zjarri efektivin e policisë, identifikohet autori i plagosjes në kryeqytet. Reagon ministri Balla

Klered Bozhani është personi që dyshohet se ka hapur zjarr pasditen e sotme ndaj efektivëve të repartit “Shqiponja”, duke plagosur një prej tyre.

Ne foton qe po potojme, Klered Bozhani 38 vjeç ne anen e djathte te fotos bashke me Edlir Alleshin, policin e plagosur,  është trup shumë i dobët, rreth 180 cm. Gjatë momentit të të shtëna ka qenë i veshur me tuta dhe bluzë gri, kapele të zezë.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa Bozhani qëlloi menjë plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Sakaq, policia është vënë në ndjekje të Bozhanit, duke vijuar kontrollet në pikat dalëse të Tiranës, si edhe duke kontrolluar në qytet.

Nderkohe qe Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se gjendja shëndetësore e efektivit të repartit “Shqiponja” Edlir Alleshi që mbeti i plagosur me armë gjatë ndjekjes së një të dyshuari është përmirësuar. Balla tha se autori është identifikuar dhe i bëri thirrje që të dorëzohet.

“Gjendja e efektivit është përmirësuar. Personi është identifikuar, thirrja për të është  të dorëzohet”/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT