FOTO: Kush është 35-vjeçarja që humbi jetën në aksident teksa kthehej nga dasma e vëllait

Del foto e 35-vjeçares Adriana Prendi, e cila humbi jetën në aksidentin në Konsipol.
35-vjeçarja po kthehej nga dasma e vëllait, ndërsa mjeti i cili po drejtohej nga bashkëshorti i saj ka dalë nga rruga dhe ajo humbi jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.
Shoferi i mjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen 35-vjeçares, ndërsa pasagjeri tjetër mbeti i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët.