‘Furtunë’ në policinë e Lezhës! Vrasja “pa emër” në Rrëshen, ende në kërkim autori i atentatit të Martin Bardhit

Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës kanë filluar lëvizjet e para pas vrasjes së Martin Bardhit.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se detyrën e Shefit të Komisarit Miditë e merr Klodian Kondi, ndërsa detyrën e zv. drejtorit të hetimit e merr Gentian Berberi.
Kujtojmë se këto lëvizje kanë ardhur tri ditë pas atentatit në Rrëshen ku viktimë mbeti Martin Bardhi.
Ngjarja e të martës ishte në kufijtë e një masakre, pasi të plagosur mbetën edhe tre qytetarë të tjerë, që po konsumonin kafe në lokalin e viktimës. Të plagosur mbetën kushëriri i viktimës Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku.
Kujtojmë se vrasja ndodhi këtë paradite, rreth orës 10:40 pranë lokalit të viktimës, Martin Bardhi, 59 vjeç. Dyshohet se në fillim, 59-vjeçari dhe autorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve. Atentatorët më pas janë larguar me një fuoristradë të zezë.
Ndërkaq, motivi i vrasjes ka qenë hakmarrja, pasi në mars të këtij viti Martin Bardhi së bashku me të birin, Erindin, qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020. Saimir Reçi arriti t’i shpëtonte atentatit, ndërsa Bardhi u vu në pranga.