Gërdeci/ A do e ndryshojnë rrjedhën 90 dëshmitarët e thirrur nga Mediu? Ja si përgjigjet avokati i familjarëve të viktimave

Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorjan Matilja është prenoncuar për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO.
Matilja deklaroi se 90 dëshmitarët e thirrur nga ish-ministri Fatmir Mediu po përdoren si justifikim për kërkesën e bërë nga ai për gjykim të zakonshëm, ndërsa shtoi se akuzat për shpërdorim detyre ndaj Mediut nuk mjafton.
“Gjykata e pranoi të drejtë kërkesën për gjykim të zakonshëm. Kjo shkon edhe në favor në familjarëve. Pasi me gjykim të zakonshëm, zbardhet më mirë ngjarja. Procesi do të zgjasë shumë, nuk e di se me çfarë ritmesh do të punojë gjykata. Fjalën e parë e ka prokurori, i cili do të sjellë listën e provave në seancën e ardhshme, më pas listën do ta sjellë edhe i pandehuri dhe më pas ne do të shohim.
Lëvizja e sotme e zotit Mediu përmes mbrojtësve të tij ishte për të justifikuar kërkesën për të bërë gjykim të zakonshëm. Gjatë gjykimit të zakonshëm çdo gjë mund të bëhet nga e para. Në listën e dëshmitarëve dëgjova emra që kanë qenë në proces dhe të tjerë që nuk kanë qenë. Të gjithë personat që nuk kanë qenë në proces, në dijeninë time kanë lidhje vetëm me faktin se përse duhet ta bënte demontimin Shqipëria, por jo se si do ta bënte demontimin Shqipëria.
Gjyqi nuk është pse ka demontuar armë ministria e Mbrojtjes në kohën kur ishte Fatmir Mediu ministër, gjyqi bëhet si është bërë ky demontim, kush i dha urdhrat për t’u bërë ku, si, nga kush, me çfarë teknologjia dhe nën mbikëqyrjen e kujt. Unë besoj se do të ketë një proces të drejtë. Hera e parë që kjo çështje po merr një ngjyresë juridike. Ne vazhdojmë të jemi me bindjen që aty ka disa fakte penale që jo të gjitha i përshtatet shpërdorimit të detyrës” – u shpreh avokati Dorian Matlija.