“Gërdeci”/ Nga Majko te Kodheli, Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin, mbrojtja: Duhen…

Ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të merren 90 dëshmitarë për llogari të procesit ndaj tij për çështjen e Gërdecit. Fatmir Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin.
Mes personave që ai kërkon të merren në pyetje janë zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.
Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.
Mes tyre janë edhe Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ridvan Bode, Petro Koçi, Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë.
Kujtojmë se në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.